“Rashë në kanal me parashutë… Kush je ti?”, Luftar Paja rrëfen historinë e panjohur

Aktorin e madh, Luftar Paja, jemi mësuar ta shohim gjithmonë në skenë, por sot një histori e veçantë vjen nga newsport.al për një ndër më të mëdhenjtë e humorit shqiptar që na tregon shumëçka për veten.

Në një rrëfim ekskluziv, legjenda e kinematografisë shqiptare ka treguar një çast të bukur të jetës së tij në vitet 60′, ku shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm.

Mes sedrës dhe frikës, Luftari rrëfen momentin kur i ishte dashur të provonte hedhjën me parashutë. Ai përshkruan me detaje momentet, por sigurisht nuk lë mënjëanë batutat. Të hipur të gjithë në një avion, aktori i madh tregon:

“Unë isha i pesti në radhë. Fillonte ai nga toka që komandonte aty. Fliste ai duke na treguar: “05-sa, majtas, djathtas, koordinatat, kjo këtu, ajo aty. Gati për hedhje.

Dhe në momentin që jepej komanda për hedhje, hapej dera. Ka qenë njëri aty, ishte 1.90 metra i gjatë. Ai hidhej gjithmonë i pari. Merrej komanda dhe direkt fluturonte i pari. Kur e shihje ishte pak e frikshme. Madje njëri përfundoi sipër një teqeje.

Kur më erdhi radha mua, fillova të flisja me vete: “Gjithë ata gjigantë aty. Po unë çfarë do të bëj? Ja, po mbyll sytë”. Më shtyu dikush, deri sa ika. Unë rashë mirë. Pa vajtur 150 metra larg tokës, fillonim dhe bënim gallatë.

“Ej, kush je ti aty?” Parashuta kishte shumë forcë, saqë dy ushtarë na ranë në kanalin e një kënete. Kjo ndodhur në vitin 1964“, përfundoi për newsport.al, aktori shqiptar, Luftar Paja.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIMI EMOCIONAL I LUFTAR PAJËS PËR KADRI ROSHIN

Kadri Roshi, kjo specie e rrallë u largua fizikisht 14 vite më parë, por jo nga kujtesa e shpirti ynë që e donte shumë dhe e kishte idhull.

Iku në një kohë që ne kishim shumë nevojë për të.

Kadriu do të mbetet i pazëvendësueshëm jo vetëm për vlerat e rralla artistike, por edhe nga ana e tij njerëzore.

E kam njohur shumë herët…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU