Ndërron jetë aktori i njohur italian, Gigi Proietti, pas problemeve me zemrën

Aktori i famshëm italian, Gigi Proietti, ka mbyllur përfundimisht sytë, pas problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi. Proietti prej disa ditësh i shtruar në spital, kishte shfaqur probleme serioze të dielën.   

Në mars, për një intervistë për Corriere della Sera, Proietti kishte folur për planet e tij për muajt e verës.

“Unë jam duke menduar për një rikthim të Molière, do të doja ta ribëja, me një kompani aktorësh të rinj,” ishte shprehu aktori i ndjerë, e cila për fatin e keq nuk u realizua për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Proietti është i njohur si aktor, komedian stand-up, regjisor, drejtues televiziv, skaut i talenteve, i cili filloi karrierën e tij në teatër, pastaj në TV dhe kinema.

Interpretimet e tij më të paharrueshme, i Mandrake  e Stenos në  Febbre da cavallo dhe atë të Cavaradossi në La Tosca nga Luigi Magni. Ai ka luajtuar Pomeon dhe në seritë e jashtëzakonshme televizive si Marshal Rocca, The Last Papa King, The Scam Lord dhe Një Plumb në Zemër./shqiptarja.com