Aktori i famshëm italian, Gigi Proietti, ka mbyllur përfundimisht sytë, pas problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi. Proietti prej disa ditësh i shtruar në spital, kishte shfaqur probleme serioze të dielën.
Në mars, për një intervistë për Corriere della Sera, Proietti kishte folur për planet e tij për muajt e verës.
“Unë jam duke menduar për një rikthim të Molière, do të doja ta ribëja, me një kompani aktorësh të rinj,” ishte shprehu aktori i ndjerë, e cila për fatin e keq nuk u realizua për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Proietti është i njohur si aktor, komedian stand-up, regjisor, drejtues televiziv, skaut i talenteve, i cili filloi karrierën e tij në teatër, pastaj në TV dhe kinema.
Interpretimet e tij më të paharrueshme, i Mandrake e Stenos në Febbre da cavallo dhe atë të Cavaradossi në La Tosca nga Luigi Magni. Ai ka luajtuar Pomeon dhe në seritë e jashtëzakonshme televizive si Marshal Rocca, The Last Papa King, The Scam Lord dhe Një Plumb në Zemër./shqiptarja.com