Ndërron jetë aktori i njohur, William Hurt

nderroi jete aktori william hurt

Aktori i njohur, William Hurt, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga djali i të ndjerit i cili nëpërmjet një deklarate zbuloi se aktori vuante nga kanceri i prostatës që u përhap deri në kockë në vitin 2018.

” Me dhimbje ju njoftojmë ndarjen nga jeta të William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të Oscarit, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të”, thuhej në deklaratë.

Në vitet 1980, William u nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin më të mirë. Ai fitoi trofeun e lakmuar në vitin 1985 për rolin e tij si një i dënuar homoseksual që ndante të njëjtën qeli me një të burgosur politik në Amerikën e Jugut në “Kiss of the Spider Woman”.

Gjithashtu ai u nominua për çmim Oscar për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij si Richie Cusack në filmin e David Cronenberg të vitit 2005 “A History of Violence”, pavarësisht se u shfaq vetëm për disa minuta në ekran.

Hurt ishte gjithashtu i famshëm për rolet e tij në filma si “Body Heat” dhe “Gorky Park”. Kohët e fundit, ai u shfaq si personazhi i Marvel Comics, gjeneral Thaddeus Ross në “The Incredible Hulk”, “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War”, “Avengers: Endgame” dhe “Black Widow”./Lapsi.al

————————–

Lexo edhe:

E KALUARA RRËQETHËSE E STALLONE-S: NGA NJË I PASTREHË TEK YLL I HOLLYWOOD-IT

ObserverKult