Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur, Morgan Stevens, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Një burim i afërt me aktorin ka treguar për mediat se ai nuk ishte parë apo dëgjuar prej disa ditësh.

Për këtë arsye një fqinj thirri autoritetet për të bërë një kontroll shëndetësor dhe u gjet i vdekur. Sipas “TMZ”, Stevenes dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale, transmeton ‘lapsi.al’.

Ai ishte i njohur për portretizimin e mësuesit David Reardon në dy sezone të “Fama”, shfaqje e viteve 1980 që ndjek jetën e studentëve dhe të pedagogëve në një shkollë të mesme artistike në qytetin e Nju Jorkut. 

Gjithashtu Morgan  luajti në “A Year in the Life”, një mini-serial me tre episode në “NBC.

———————————————–

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR

ObserverKult