Ndërron jetë aktorja e njohur italiane, Monica Vitti

Aktorja e njohur italiane, Monica Vitti, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për fansat nga politikani dhe regjisori, Walter Veltron, i cili tregoi se Monica vuante prej vitesh nga sëmundja e Alzheimerit.

“Lamtumirë Monica Vitti, lamtumirë mbretëresha e kinemasë italiane. Sot është një ditë vërtetë e trishtuar, kemi humbur një artiste të madhe”, tha në një deklaratë Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, transmeton ‘lapsi.al’.

Aktorja u bë e njohur  me dramën e vitit 1960 “L’Avventura”.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ANASTAS KRISTOFORI