Ndërron jetë aktorja e “Toy Story”

Aktorja, Estelle Harris, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj për ‘Us Weekly’ i cili zbuloi se aktorja vdiq nga shkaqe natyrale.

“Me keqardhjen dhe pikëllim të madh ju njoftoj se Estelle Harris ndërroi jetë sot, duke lënë një boshllëk në zemrën time, shumë të thellë për t’u përshkruar”, tha djali i saj Glen Harris në një deklaratë.

“Mirësjellja e saj, pasioni, ndjeshmëria, humori, dhe dashuria ishin praktikisht të pakrahasueshme dhe ajo do t’i mungojë tmerrësisht të gjithë atyre që e njohën.”

Estelle luajti Estelle Costanza në 27 episode të Seinfeld midis 1992 dhe 1998. Personazhi i saj ishte nëna e George Costanza (luajtur nga Jason Alexander), transmeton ‘lapsi.al’.

“Një nga njerëzit e mi të preferuar ka ndërruar jetë – mamaja ime televizive, Estelle Harris”, shkroi në Twitter aktori i Pretty Woman. “Gëzimi për të luajtur me të dhe për të shijuar të qeshurën e saj të lavdishme ishte një kënaqësi. Të adhuroj, Estelle. Dashuri për familjen tuaj. Qetësi tani dhe gjithmonë.”

Estelle më vonë luajti rolin e Zonjës Potato Head në “Toy Story”, duke ripërsëritur personazhin për herë të fundit në Toy Story 4 të vitit 2019.

Ajo është shfaqur gjithashtu në episodet e Futurama, Curb Your Enthusiasm. The Suite Life of Zack & Cody, iCarly, ER, Mind of Mencia, Sabrina Teenage Witch, Godzilla: The Series dhe Living Single.


Lexo edhe:

KY ËSHTË AKTORI SHQIPTAR QË NDËRROI JETË NË MES TË SKENËS… TË GJITHË MENDUAN QË ISHTE PJESË E ROLIT

Ishte prova gjenerale në skenën e Teatrit të Korçës, dhe fill pas kësaj do të vinte premiera. Me lojën e tij mjeshtërore deri në gjysmën e shfaqjes i fali publikut mjaft të qeshura. Por, rreth orës 19:30, është rrëzuar në mes të skenës. Të gjithë kanë kujtuar se ishte pjesë e rolit të tij, një improvizim i çastit. Por Aleko Prodani ka rënë për të mos u ngritur më…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU…

ObserverKult