13 vite pas vdekjes së aktorit të madh Sulejman Pitarka, është ndarë nga jeta edhe bashkëshortja e tij Meri Pitarka. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur profesor Përparim Kabo, i cili ka treguar se tashmë shtëpia e çiftit të ndjerë Pitarka ka ngelur e heshtur.
Ai ka rrëfyer se pak ditë më parë kishte takuar Meri Pitarkën, e cila ndihej keq për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj. Kabo tregon se ata të dy u njohën në një moshë shumë të re kur ju dedikuan punës në ekonomi dhe krijuan një familje të lumtur me dy djemtë e tyre, që tani jetojnë në SHBA.
Profesori thotë se nuk dihet çfarë do ndodhë tani me shtëpinë Pitarka dhe shpreson shumë që të bëhet një muze për t’u vizituar. Aktori i ndjerë Sulejman Pitarka u nda nga jeta në vitin 2007 dhe ai la pas gjurmë të thella në kinematografi e teatër me mbi 50 role.
Postimi i Përparim Kabos
Ajo shtepi tani hesht, hesht perfundimisht, zonja Meri Pitarka nuk eshte me…u nis per te i shoqi Sulejman Pitarka…Kur e vizitova per here te fundit ajo perlotej sa here fliste per Sulen dhe me tregonte me aq ndjeshmeri per cdo episod apo ngjarje te jetes se tyre per sakrificat madje edhe per orendite fotot dhe cfare perdorte Sula i madh…deri te bastuni apo kapelja e tij. Pra ajo shtepi ishte per shume kohe muzeumi Sulejman Pitarka dhe Meri gruaja e tij e mire qe bente rojen dhe i sherbente kujtimeve…Tani edhe ajo u nis ne qiell te i shoqi…Ai e njohu kur ishte shume e re…punonte ne banke…sepse edhe Sula e nisi si ekonomist…u dashuruan dhe krijuan familjen, sollen ne jete dy djem qe prej vitesh jetojne ne ShBA..Lamtumire zonja Meri Budina Pitarka…te fala Sules…
Nuk e di cfare do ndodhi me gjithcka ka mbetur ne ate shtepi ku jetojne tashme te heshtura gjithcka lidhet me artistin e madh Sulejman Pitarka…Ndoshta Muzeum…ndoshta sepse ketu te ne edhe muzeumet jane me preferenca…