Ndërron jetë komediani i njohur

Ka ndërruar jetë komediani i njohur, Mort Sahl. Ai vdiq në moshën 94-vjeçare.

Sahl ishte i njohur për rishpikjen e komedisë moderne në vitet 1950. Duke dhënë komente sociale dhe duke synuar politikanët.

Ai filloi karrierën e tij në komedi në mesin e viteve ’50. Dhe regjistroi performancën e tij të vitit 1955 “Mort Sahl At Sunset”, e cila u publikua disa vjet më vonë.

Fama e Sahl filloi të ‘ngrihej në qiell’ kur ai organizoi ndarjen e parë të çmimeve Grammy në 1959. Dhe më pas Academy Awards në të njëjtin vit.

Një vit më vonë, ai ishte komediani i parë që u shfaq në “Time Magazine”.

———————————————————–

LEXO EDHE: PANDI TOÇE, AKTORI QË NDËRROI JETË DUKE SHPËTUAR FËMIJËN NË LIQENIN ARTIFICIAL

Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial.
Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.

Ngjarja në 2014

Ngjarja e rëndë dhe heroike ndodhi 14 gushtin e vitit 2014 në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Pandi Toçe, ishte duke bërë vrap tek zona e liqenit, kur dëgjoi një të ri, i cili po bërtiste me gjithë fuqinë e zërit “ndihmë, ndihmë!”.

Pa u menduar dy herë aktori ishte hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart.

Sipas dëshmitareve, Toçe ka shtyer të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa. Duke e venë sipër barkut të tij, ai e ka nxjerrë deri afër dikës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU