Prekëse: Pandi Toçe, aktori që u nda nga jeta duke shpëtuar fëmijën në liqenin artificial në Tiranë

Në muajin gusht të 2014, aktori Pandi Toçe u bë heroi i Tiranës, ku arriti të shpëtojë një fëmijë nga mbytja në Liqenin Artificial. Fatkeqësisht aktori nuk ja arriti të shpëtojë vetë, duke humbur jetën.

Ngjarja në 2014

Ngjarja e rëndë dhe heroike ndodhi 14 gushtin e vitit 2014 në Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Pandi Toçe, ishte duke bërë vrap tek zona e liqenit, kur dëgjoi një të fëmijë, i cili po bërtiste me gjithë fuqinë e zërit “ndihmë, ndihmë!”.

Pa u menduar dy herë aktori ishte hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart.

Sipas dëshmitareve, Toçe ka shtyrë të riun drejt bregut, duke ngelur vetë mbrapa. Duke e venë sipër barkut të tij, ai e ka nxjerrë deri afër digës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg.

Ai kishte marrë një asfiksi nga pirja e ujit, pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike.

“Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar”, ka qenë kjo dëshmia e vëllait dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxh jetën e djalit.

“Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxh atij njeriu”, ishte shprehur i ati i djalit.

Hetimet e mëvonshme rikonfirmuan se aktori humbi jetën nga asfiksimi i momentit dhe uji në mushkëri.

E përgatiti: U.V- ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË