Ndërron jetë kompozitori i njohur, Vangelis

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Vangelis, një nga kompozitorët më të njohur të dekadave të fundit.

Lindur në Greqi me emrin Evangelos Odessey Papathanassiou, por i njohur botërisht si Vangelis. Veçanërisht pasi u transferua në Londër gjatë viteve ’70, kompozitori njihet veçanërisht për veprën “Chariots of Fire”. Kjo ishte një nga meloditë më të njohura në botë, e përdorur nga dhjetëra reklama. Por ajo u përdor edhe nga pothuajse çdo sport olimpik në ceremonitë e tyre.  

Stili i tij unik, ku bashkonte atmosferat epike të muzikës simfonike me eksperimente elektronike dhe jazz, ishte i vlerësuar maksimalisht në botën e kinematografisë. Ai ishte autori i një seri kolonash zanore të ikonike, veçanërisht ajo e filmit “Blade Runner”. Pastaj i “Conquest of Paradise” dhe dokumentarit “Antarctica” në vitet ’80. Por edhe i titujve më të mëvonshme si “Alexander” i Oliver Stone.

Kompozitori Vangelis

Nuk dihet zyrtarisht shkaku i vdekjes, por sipas mediave greke artisti ka ndërruar jete në Francë, ku po trajtohej për pasojat e COVID-19.    


Lexo edhe:

NDËRROI JETË NË MOSHËN 65-VJEÇARE AKTORI I “THE SOPRANOS”

Ka vdekur aktori i njohur, Bruce MacVittie. I njohur më së shumti për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Sex and the City”.

Ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. MacVittie vdiq në një spital të Manhattan. Këtë e konfirmoi gruaja e tij, Carol Ochs, për New York Times. Deri më tani nuk u zbulua asnjë shkak i vdekjes, transmenton ‘lapsi.al’.

MacVittie u bë gjerësisht i njohur për rolin e tij si Danny Scalercio në “The Sopranos”. Si dhe paraqitjet e tij në “Law & Order” dhe “As The World Turns”.

Karriera e tij filloi në Broadway, duke punuar si mësues i Al Pacinos. Në prodhimin e vitit 1983 të “American Buffalo”. Më vonë ai mori rolin kryesor.

Karriera e MacVittie përfshin shumë shfaqje të njohura…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU