Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare aktori i njohur

Aktori francez Gaspard Ulliel, i cili u bë i njohur në botë për rolin e Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, humbi jetën të mërkurën në moshën 37-vjeçare. Kjo ndodhi nga lëndimet si pasojë e një aksidenti me ski, tha familja e tij në një deklaratë dërguar AFP-së nga agjenti i tij. “Gaspard Ulliel vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, thuhet në deklaratë.

Aktori fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising”. Ai pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv Marvel “Moon Knight”.

Ulliel fitoi një çmim César – ekuivalenti francez i një Oscar – për aktorin më të mirë më 2017 për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan. Në të cilin ai luajti së bashku me Marion Cotillard dhe Lea Seydoux. Ulliel ishte imazhi kryesor i kompanisë Chanel për një nga parfumet e tij më të famshme Bleu de Channel. /balkanweb.com

ObserverKult

_____________________

Lexo edhe:

FJALËT QË I SHKROI AKTORI LLAZI SERBO PARA VETËVRASJES: “DUA TË VDES SI BEKIM FEHMIU”

Përkujtohet aktori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, Llazi Serbo.

Aktori dhe regjisori Serbo lindi në qytetin e Korçës më 9 mars 1945. Aty edhe mori arsimin bazë. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe diplomohet me nota të larta falë talentit të rrallë dhe punës së palodhur.

Pasi përfundoj studimet për aktor, Serbo emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit të Korçës. Aty punoi dhe ushtroi profesionet e aktorit dhe regjisorit për rreth 40 vjet. Në teatrin A. Z. Çajupi të Korçës, Serbo debutoi me dramën “Njolla të Murrme” nga Minush Jeros në 1969, një vepër që u dënua rëndë nga Pleniumi i IV i Komitetit Qendror çka ngjalli një terror në rrethin e artistëve. 

Ai interpretoi sërish në një tjetër vepër të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult