Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare aktori i njohur

Aktori, Mark York, i njohur për rolin e tij  ‘Billy Merchant’  në serialin “The Office”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Sipas mediave Mark  vdiq më 19 maj në spitalin Miami Valley në Ohio dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes, transmeton ‘lapsi.al’.

“Ai gjithmonë u përpoq të shikonte se çfarë mund të bënte, jo atë që nuk mund ta bënte. York kishte përjetuar shumë gjëra dhe kishte shumë ëndrra për të ardhmen”, thuhej në një njoftim.

LEXO EDHE: Vdiq kompozitori i shquar, Fahri Beqiri