Ndërron jetë producentja e njohur, Vjosa Berisha

Producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

Berisha ka bërë të ditur se Vjosa Berisha ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi.

ObserverKult


Lexo edhe:

PRODUCENTJA VJOSA BERISHA: ÇDO DITË, NJË HAP MË SHUMË PËRPARA FITORES ME BETEJËN E KANCERIT