Profesori dhe themeluesi i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Eqrem Çabej”, Naxhi Mamani është ndarë nga jeta.
Lajmin e trishtë e jep familja dhe intelektualë të Gjirokastrës, të cilët shkruajnë për ikjen e një njeriu me vlera.
Profesori i Ekonomisë Naxhi Mamani lindi në 7 qershor 1944 në Gjirokastër. Në moshën 78-vjeçare ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, e cila e mundonte prej kohësh, transmeton ‘korrieri’.
“Ky burri që ndodhet mes këtyre studentëve është Profesor Naxhi Mamani. Sot Prof. Naxhiu iku, u nda nga ne për t’u bashkuar me engjëjt lart në qiell. Iku pa kthim, por la pas emrin e tij të nderuar. Prof. Mamani ishte një ekonomist profesionist dhe njëkohësisht edukator me vlera dhe perkushtim intelektual”.
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 95-VJEÇARE, “LILO LABE”
Ndërron jetë Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja. Ajo ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Ajo njihet si një nga veteranet shqiptare më jetëgjata të Luftës së Dytë Botërore.
Imeraj është veterania, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.
Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që pati në film, transmeton ‘gazetatema’.
“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU