Ndërron jetë regjisori i njohur, Roger Michell, në moshën 65-vjeçare. Ai ishte i njohur për filmin “Notting Hill”, një komedi romantike e vitit 1999 me Julia Roberts dhe Hugh Grant. Filmi ishte një sukses i madh dhe u nominua për tre Golden Globes.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Michell, u njoftua nga agjenti i tij. Sipas të cilit regjisori ka ndërruar jetë të mërkurën, por pa dhënë detaje për shakun e vdekjes.
Djali i një diplomati britanik, Michell lindi në Afrikën e Jugut dhe jetoi në Bejrut, Damask dhe Pragë si fëmijë para se të kthehej në Britani.
Ai ka drejtuar shumë filma përfshirë Changing Lanes në vitin 2002 me Ben Affleck dhe Samuel L Jackson. Venus, filmi i fundit i Peter O’Toole, dhe dy filma me Daniel Craig: The Mother, në 2002, dhe një adaptim i Enduring Love të Ian McEwan një vit më pas.
———————————————————————————————
LEXO EDHE: Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare kompozitori legjendar grek, Mikis Theodorakis
Kompozitori, politikani dhe shkrimtari legjendar grek, Mikis Theodorakis, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij gjashtëdhjetëvjeçare, Theodorakis shkroi mbi 1.000 këngë. Shumë vepra simfonike, kantata dhe oratorios, muzikë për dhjetëra shfaqje, tragjedi, opera dhe muzikë për kinemanë.
Theodorakis lindi në Kios më 29 korrik 1925, nga një baba kretas dhe një nënë nga Azia e Vogël. Për shkak profesionit të babait të tij nëpunës i lartë civil, ai e kaloi fëmijërinë e tij duke u zhvendosur në qytete të ndryshme në Greqi.
Para Luftës së Dytë Botërore ai kishte zbuluar dashurinë e tij për muzikën dhe shkroi kompozimet e tij të para, ndërsa në 1942 botoi poezitë e tij të para, me pseudonimin Dinos May.
Me vendosjen e diktaturës të 21 prillit 1967, do të fillojë një cikël persekutimi dhe internimi për kompozitorin…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU