Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare shkrimtarja dhe skenaristja, Shpresa Vreto.
Ajo ndërroi jetë këtë të hënë, ndërsa do të mbetet gjatë në mendjen e publikut me punën e saj të bërë ndër vite si skenariste.
Ishte viti 1978 kur Shpresa Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Skenar që solli më pas bashkëpunimin me Xhanfizë Kekon, në filmin artistic “Kur xhirohej një film”.
Si rrjedhojë e suksesit të arritur, Vreto pas një pune pesë vjeçare realizoi e vetme skenarin e filmit “Fillim i Vështirë”.
Por puna e saj nuk u ndal me kaq. Ajo dha një kontribut të rëndësishëm dhe si autore e disa librave për fëmijë si: “shokë shkolle” apo “Vit i paharruar”
Pas viteve 1990, ideoi dhe revistën për fëmijë “Sirena e Vogël” si dhe më pas bibliotekën me po të njëjtin emër.