Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare teologu me origjinë zvicerane Hans Kung, një nga intelektualët të krishterë më të ndjekur dhe kontrovers i dekadave të fundit, kritik ndaj qasjes së Kishës Katolike dhe veçanërisht ndaj dogmave.
Lindur në vitin 1928, profesor i teologjisë dogmatike në moshën 32-vjeçare në universitetin prestigjioz të Tubingen në Gjermani. Kung u nda përfundimisht nga Vatikani pasi në vitin 1970 botoi veprën “I pagabueshëm?”, një sulm direkt dhe i arsyetuar ndaj dogmës së pagabueshmërisë së papës.
Shtytës ndaj ndryshimeve në Vatikan
Kung mbeti kritik por edhe shtytës ndaj ndryshimeve në Vatikan dhe veçanërisht ndaj hapjes mbi çështje si dialogu midis religjioneve. Përfshirja e grave dhe marrëdhënien midis fesë dhe problematikave shkencore.
Kung i kërkoi vitin e kaluar papës Benedikti XVI që ai dhe kisha t’i kërkonin falje për heshtjen e gjatë. Ndaj abuzimeve të shumta të ushtruara ndaj të miturve nga pjesëtarët e saj, dhe shpesh herë të fshehura nga hierarkia vatikane./a2news.com