Vdiq aktori i njohur në moshën 54-vjeçare

Aktori britanik i teatrit dhe filmit, Paul Ritter, i njohur mbi të gjitha për rolin e tij në serialin komik, “Friday Night Dinner”, si dhe nga seriali i njohur “Chernobyl” ka vdekur nga tumori në tru. Ai ishte vetëm 54-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i aktorit.

“Me pikëllim të thellë mund ta konfirmojmë lajmin që Paul Ritter humbi jetën mbrëmë. Ai vdiq i qetë në shtëpi i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Polly dhe djemtë Frank dhe Noah. Ai ishte 54-vjeçar dhe vuante nga tumori në tru. Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i aftë dhe i talentuar, që luante një larmi të madhe rolesh në skenë dhe ekran. Ai ishte shumë inteligjent, i dashur dhe shumë qesharak. Do të na marrë malli shumë për të”.

LEXO EDHE: Vdiq shkrimtari i njohur amerikan, Larry McMurtry