Ndërron jetë historiania Liri Lubonja, e ëma e Fatos Lubonjës

Lajmin e ka bërë me dije djali i saj, Agim Lubonja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.

Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.

Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit. Në vitin 1973, përjashtohet nga partia, ku ishte pranuar që në vitin 1944 dhe internohet familjarisht në Lezhë, pasi iu komunikua shpërngulja në mars të atij viti. Nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, nis punë në një magazinë bujqësore në Lezhë në tetor të 1973, transmeton ‘panorama.com.al’.

Në korrik të vitit 1974, arrestohet i biri, Fatos Lubonja dhe pas dy ditësh, bashkëshorti, Todi. Liria dhe djali tjetër, Agimi, detyrohen të lirojnë banesën në Lezhë.

Në vitin 1982, i dëbojnë në Fishtë. Internimi përfundon në vitin 1989. Në vitin 1987 ishte liruar nga burgu, Todi Lubonja.

Ajo është krijuesja e disa veprave letrare, si “Larg dhe mes njerëzve”, “Kujtime internimi 1973-1990“ dhe “Kohët e reja, kujtimet e vjetra“.

———————————————————————————-

LEXO EDHE: NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR

Aktorja Dorothy Steel, e njohur për rolin e saj në filmin “Black Panther”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Sipas ‘People’, aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Detroit. Dhe vdekja e saj u konfirmua nga agjentja, Cindy Butler, transmeton ‘lapsi.al’.

Steel ishte përfshirë edhe më parë në prodhimin e filmit të ‘Black Panther: Wakanda Forever’, i cili i filloi xhirimet në qershorin e kaluar. Dhe më pas ajo u dërgua përsëri në qytetin e saj të lindjes për të kaluar kohë me familjen.

Dorothy më parë ka treguar se ishte nipi i saj. I cili e inkurajoi për të marrë pjesë në këtë projekt.