Ndërron jetë ylli i serialit “The Sopranos”

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare aktori amerikan Joseph Siravo, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm “The Sopranos”.

Siravo gjithashtu mbahet mend dhe për pjesëmarrjen e tij në filmin musical “Jersey Boys”. Dhe serialin tjetër “The People v O.J Simpson”.

Lajmi për vdekjen e aktorit u dha përmes mediave sociale nga vajza e tij Allegra Okarmus, transmeton ‘a2news.al’.

“Babai im ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes dhe unë isha pranë tij në shtëpinë tonë të dashur”, shkruan Allegra në Instagram.

LEXO EDHE: Vdiq këngëtari i njohur në moshën 50-vjeçare, ishte prej ditësh në koma