
ObserverKult ua sjell disa thënie të Warren Buffett:
Kurrë mos e mat thellësinë e lumit me të dyja këmbët.
Rregulli i parë: mos humb! Rregulli i dytë: mos harro kurrë rregullin e parë.
Ndershmëria është një dhuratë e çmuar. Mos e prit nga njerëz të pavlerë.
Çmimi është çfarë paguan. Vlera është çfarë merr.
Nëse blen gjëra që s’të duhen, shpejt do të shesësh gjërat e domosdoshme.
Të investosh është e thjeshtë, por s’është e lehtë.
Opinioni publik nuk është zëvëndësuesi i mendimit.
ObserverKult

Lexo edhe:
THËNIE NGA GËTE: NJERIU ME VLERA NDIHET NË SIKLET KUR VLERËSOHET NGA BUDALLENJTË…
ObserverKult ua sjell disa nga thënie nga Gëte:
Sjellja është një pasqyrë ku secili shfaq imazhin e vet.
Nga të gjithë hajdutët, budallenjtë janë më të dëmshmit. Ata na vjedhin njëherësh edhe kohën edhe humorin.
Veç kush jep është i gëzuar.
Mos mendo se sheh ngaqë i mban sytë hapur.
Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.
Mirësjellja është zinxhiri i artë përmes të cilit shoqëria qëndron e bashkuar.
Kur nuk zotërojmë më vetveten, na mungon çdo gjë.
Askush nuk është më skllav se ai që beson se është i lirë pa qenë.
Më mirë të gabohesh mbi miqtë e tu se t’i gënjesh ata.
Edhe vetë varfëria, kur është e pa merituar, na bën krenarë.
Kush është gjallë duhet të jetë gjithnjë gati për ndryshime.
Më thuaj me kë rri të të them kush je, dhe nëse e di me çfarë merresh mund të them çfarë mund të bëhesh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult