Ndërtimi pranë murit unik 2300-vjeçar në Butrint, Auron Tare: Nuk e prishën as romakët, gotët, sllavët, por ministrja që thoshte…

auron tare

Duke u bazuar mbi një kronikë të Zërit të Amerikës për ndërtimet shumë kufirit të Butrintit, studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se muri antik më shumë se 2300 vjeçar nuk u shkatërrua as nga pushtuesit romakë, gotë, hunët etj, por po shkatërrohet tani.

Me këtë rast Tare kujton edhe një deklaratë të ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ku deklaronte midis të tjerash se prekej vetëm një pjesë e vogël e parkut.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Mbi një Kronikë te Zëri i Amerikës.

Duke pritur barbarët

Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh?

Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

Përse Senati rri pa punë sot,

Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

Barbarët sot që larg do të arrijnë,

Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

*

Përktheu: Ismail Kadare

Poezia e famshme e poetit grek Cavafi, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare. 

Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik. 

Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhenj sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit.

Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit) lidhej me Detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për 2300 vjet me radhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit.

Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rezistoi kohës duke mbërritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.   

Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Deri më sot.

Shikoni pamjet e nxjera nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor. 

Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza. Po jo jo, Zëri i Amerikës ishte i qartë.

Pamjet e transmetuara tregonin se çfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj deputetë por edhe publikut se nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufijtë e Butrintit. (siç thotë poeti barbarët i bëjnë ligjet vetë)

Askush nuk foli, kolegët deputetë ulën kokën, fundi i fundit  ku ishin barbarët?  Muri i Demës kishte pritur me kot një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi.

Përse i shërbente civilizimit ky mur? E ashtu siç këndon Cavafi

Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

Dhe nga kufijtë dikush mbërriti e tha:

Se asgjëkund barbarë atje s’ka.

Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

fotot 1. Arkivi i Ugolinit, Museo della Civiltà Romana, Romë

ObserverKult


Lexo edhe:

MARTHA ASUNCIÓN ALONSO: NUK KA POETË NË FAMILJEN TIME

Nga Martha Asunción Alonso

Nuk ka poetë në familjen time.
Por gjyshi im Gregorio, kur vaditi
kopshtin qëndroi mbasdite të tëra
duke vështruar kanalin,
më pas mërmiriti:
Ne nuk pimë ujin.
Është ai, që na pi ne.
Jo, nuk ka poetë në familjen time.
Por një herë, kur isha fëmijë,
gjeta lëvozhga të një veze blu rrëzë pemës së bajames.
Unë ia tregova babait tim dhe në heshtje,
më mësoi të ndërtoja një fole për të,
me thupra;
dhe më pas më shpjegoi atë se:
ka pjesë të jetës, që vlejnë ëndrra
të tëra.
Në familjen time, po ju them, nuk ka poetë.
Por kur stërgjyshja ime e madhe

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult