Kur ne “falim”, në vend që të “ndiejmë”
Para ca kohësh nisa të lexoja një roman, i cili fitoi një çmim të rëndësishëm në vendin tonë! Përveç kënaqësisë estetike që prisja të merrja nga ai, si roman fitues i këtij çmimi, prisja të merrja edhe kënaqësinë gjuhësore, pra përdorimin e një gjuhe të saktë dhe pa gabime drejtshkrimore e gramatikore. Por… sapo hapa në faqen e parë, personazhi kryesor “ndjente”, pra falte, në vend që të “ndiente”, ashti siç nënkuptohej nga konteksti…
Fatkeqësisht, nuk ishte hera e parë, por hera e panumërt që e hasja këtë gjë! Madje nuk mbahej mend kur e kisha hasur saktë përdorimin e këtyre foljeve në një libër artistik, por edhe në shumë libra të tjerë joartistikë, për të mos përmendur përdorimin e tyre nga mediet! Për të panumërtën herë më lindi pyetja: pse është kaq e vështirë për t’i shkruar dhe për t’i përdorur saktë këto dy folje dhe për të mos i ngatërruar me njëra-tjetrën?
Atëherë, këtu dallimin nuk e bën vetëm zëvendësimi i “j”-së me “i”-në, por kuptimi i tyre.
Ja kuptimi i këtyre dy foljeve, i shkëputur nga fjalori:
NDIEJ kal. – I. Kap me anë të shqisave ngacmimet dhe dukuritë e botës së jashtme; ndijoj. Ndiej zërin (shijen, erën). Ndien të ftohtët… II. Provoj një ndjenjë a një gjendje shpirtërore. Ndiej kënaqësi (mërzi, bezdi). Ndien gëzim (hidhërim, pezmatim). Ndien një dëshirë. Ndiente frikë. Ndien neveri (krupë). Nuk ndien asgjë për të nuk e do, nuk e dashuron.
NDJEJ kal. – I fal me dashamirësi një faj a një gabim dikujt. I ndjej fajin. Më ndjeni! Më falni! E ndjeu Zoti.
Pra, për të mos i ngatërruar me njëra-tjetrën, në raste të caktuara, duhet të dimë se:
a) folja “ndjej” ka një përdorim shumë të vogël, krahasuar me foljen “ndiej”;
b) folja “ndiej” vetëm në të kryerën e thjeshtë të dëftores dhe të tashmen e dëshirores merr “j”: unë ndjeva; unë ndjefsha, kurse në të gjitha mënyrat e tjera dhe kohët e tyre del me i”.
Më poshtë jepet zgjedhimi i foljes “ndiej”:
S. Agolli
ObserverKult
Lexo edhe: