Dikur ëndërroja të kem një magnetofon Stereo,
tani që e kam, e ndez një herë në muaj,
Eh, sikur të isha poet! – pëshpërisja shpesh me vete,
dhe tani gjithnjë e me rrallë shkruaj.
Dikur ëndërroja të jem burri i një gruaje të bukur
dhe prisha shtatë palë këpucë duke i shkuar pas,
por ja një ditë te faqja ku e pata puthur
ëndrra ime u bë dhe ngeli pas.
Pastaj ëndërrova të shkoj një ditë jashtë shtetit
dhe pasi shkova në Berlin, në Zyhri, në Vjenë,
sa i rëndomtë më dukej ky trualli i planetit
dhe ëndrra tash është spostuar në hënë.
Kështu çdo ëndërr që më pati vluar në zemër
u përdhos nga prekja e sendeve me duar.
Ç`mu desh që e hodha edhe këtë vjershë në letër,
Më e bukur ishte kur s’e kisha shkruar!
ObserverKult
Lexo edhe:
Rudolf Marku: Ndoc Gjetja nuk ishte poet i vetmuar e as i braktisur….
Nga Rudolf Marku
Bëhen dhjetë vite që kur poeti Ndoc Gjetja ndërroi jetë.
Më kujtohet se si, plot dhjetë vite më parë, Preç Zogaj më dërgoi një tekst të shkurt: I dashur mik. Kam një lajm të hidhur për ty: Ndoci na la!
Ndoc Gjetja ka qenë dhe mbetet një poet që shquhet për ngrohtësinë e fjalës së sinqertë, për natyrshmërinë dhe shpirtësinë poetike dhe për zhdukjen e barrierirës mes fjalës së shkruar dhe fjalës së folur. Jo të gjithë poetët arrijnë ta bëjnë këtë! Ndoci shkruante në atë mënyrë si fliste dhe si mendonte në jetën e përditshme. Ai ishte krijuesi që jetonte çdo minut të jetës së vet, me poezinë.
Herën e fundit që e takova, pas 15 vitesh ndarjeje, më pyeti nëse Walt Whitman, poeti që ai e donte më shumë nga çdo poet tjetër në këtë botë, vlerësohet prapë në Angli!
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult