Ndoc Papleka: Dëshmorit pa varr

Poezi nga Ndoc Papleka

Oooo!

Bjeshka ia përcjell bjeshkës,
agimi ia përcjell agimit
dhe viti vitit
thirrjen time…

O, ku je?

Mos je kjo pishnajë e re,
kjo xhade e re, kjo minierë e re,
kjo këngë e re, kjo dritë e re;
mos je ky lapidar i ri, ky gur i ri;
ky qytet i ri
mos je ky vogëlush njomëzak…

Bjeshka i përgjigjet bjeshkës,
agimi i përgjigjet agimit
dhe viti vitit:
ti je KUDO!

Ooooo!…

ObserverKult


Lexo edhe:

NDOC PAPLEKA: RRËFIMI I ERËS PËR VRASJEN E POETIT

Unë sot jam dhimbje,
Kam prekur trupin e Jusuf Gërvallës.
Nuk e njihja për së pari,
Atë e kisha mik të vjetër.
E kam parë para një mijë vjetësh,
Me tirq të bardhë dhe me kapuç të bardhë
Si shpatë e larë në gjak mbante qiellin që të mos rrëzohej
E në shpinë mbante plagën e tokës kosovare.

Të vranë natën he i qëlloftë nata,
Ata njerëz më të zi se nata,

Kur të mori plumbi i parë – u dogj një pishë në majë të Sharrit.
Kur të mori plumbi i dytë – doli nga varra një tufë pëllumbash
Dhe u nis fluturim për Dukagjin.
Kur të mori plumbi i tretë – gjaku yt kuqloi mbi botë.

Mbrëmë, vranë Jusuf Gërvallën!

Kur të dalin gjethet e reja
Qyqja do të ulet mbi degë të ullirit por, s’do të thotë kurrë ku–ku Jusuf.
Ti nuk je djalë i pa djalë,
As vëlla i pa vëlla,
Sot je vëlla me ata që s’vdesin
Je vëlla me brezat që vijnë
Se gjakun tënd ia fale diellit…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU