Ndodh në Shqipëri: Kërkuan rritje page, pushohen nga puna 9 instrumentistë të Orkestrës së Harqeve

Nëntë instrumentistë të Orkestrës së Harqeve në Korçë janë pushuar nga puna pasi kërkuan rritje page. Dirigjenti Kostika Tanto akuzon drejtoren e Qendrës Kulturore për veprime arbitrare, ndërsa kjo e fundit tha se ka krijuar formacion të ri, nën drejtimin e dirigjentit Ilir Erzeni.

E kjo ndodhi pasi që nuk zbatuan urdhërin e drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu. Shqetësimi u bë publik nga dirigjenti Kostika Tanto i cili ka drejtuar për 8 vite Orkestrën e Harqeve.

Tanto shpjegon se në muajin nëntor 2023 kërkuan nga Bashkia e Korçës, prej së cilës varet Qendra e Artit e Kulturës, rritjen e pagave pasi instrumentistët merrnin një pagë qesharake prej 5950 lekësh në muaj.

Instrumentistët jo vetëm nuk morën përgjigje, por në dhjetor 2023 u thirrën nga drejtoresha Blerta Belliu për të krijuar një formacion të ri, Orkestrën Sinfonike. 9 prej 18 instrumentistëve, përfshirë drejtuesin e orkestrës Kostika Tanto nuk pranuan të firmosin ndaj institucioni u ndërpreu kontratat e punës.

“Një pjesë e Orkestrës së Harqeve që unë kam drejtuar prej 8 vitesh është lënë jashtë formacionit për këtë vit. Janë ndërprerë kontratat në muajin janar 2024.

Në total ishim 18 instrumenistë, 9 nuk u thirrën në janar. Me sa kam dëgjuar gjysmën e orkestrës e kanë formuar me mercenarë nga Tirana. Është fyerje për ne, që të marrin pjesë ata dhe të përjashtohen korçarët”, tha dirigjenti Kostika Tanto.

Qendra e Artit dhe Kulturës në juridiksionin e Bashkisë së Korçës reagoi me shkrim duke thënë se ka gjetur drejtuesin e ri të Orkestrës Sinfonike.

 “QAK ka thirrur të gjitha forcat artsitike për të qenë pjesë e festimeve të inagurimit të QAK dhe 100-vjetorit të orkestrës sinfonike. Disa prej tyre nuk kane rënë dakord me mundësitë financiare. Janë marrë të gjithë masat për realizimin e aktiviteteve. Ky do të jetë viti i ringritjes së orkestres simfonike të Korçës me rikthimim e dirigjentit të mirënjohur Ilir Erzeni dhe 44 instrumentistëve që tashmë kanë nisur punën”.

Sakaq, dirigjenti Kostika Tanto kërkon nga Këshilli Bashkiak i Korçës dhe organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj QAK, që me veprime arbitrare ka ulur dinjitetin e artistëve korçarë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ReportTv  

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS ME KONCERT MADHËSHTOR PËR NDER TË PËRVJETORIT TË PAVARËSISË

Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Filarmonia e Kosovës organizoi një koncert ku publiku që ishte i shumtë në sallë përjetoi emocion dhe krenari.

Koncerti nisi me ‘Lindjen e Diellit’ nga R. Strauss për t’i lënë vend ‘Krzesany’ nga kompozitori W. Kilar, një prej veprave më ikonike të literaturës polake të shek. XX.

“Nëna Terezë” interpretuar nga solistët Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, hapi rrugën për premierën e ‘Exodus’ nga Mendi Mengjiqi, një dedikim për eksodin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova, të cilët para 25 vjetësh qenë dëbuar me dhunë jashtë Kosovës  nga forcat paramilitare dhe ushtarake jugosllave dhe serbe, njofton MKRS përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


gruaja ime dashuria nga khalil gibran

KHALIL GIBRAN: A MË THUA, PSE VALLË, IA KE FRIKËN DASHURISË?

Pse ia ke frikën asaj, moj e vogla ime?
A ke frikë nga rrezet e diellit?
A ia ke frikën ardhjes së pranverës?
A më thua, pse vallë, ia ke frikën dashurisë?
E di që pak dashuri nuk të kënaq.
Siç e di se pak dashuri nuk më kënaq.
Unë dhe ti nuk do të kënaqemi kurrë me pak.
Ne duam shumë,
ne duam gjithçka.
Duam të plotën, të përsosurën.
Prandaj, mos ia ki frikën dashurisë, o mikja e zemrës sime!
Detyra jonë është t’i nënshtrohemi asaj,
pavarësisht nostalgjisë dhe dhimbjes në të.

Se dashuria është si vdekja, ajo ndryshon gjithçka.
Sa të ëmbla janë ditët e dashurisë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult