Ndriçim Ademaj: Kur unë s’isha aty…

rrno buzët e tua poezi nga ndriçim ademaj

Kur unë s’isha aty
ti paske flejtë me vetminë
në shtratin tonë
a fytyrën time kishte vetmia?
ti e di…

Kur unë aty s’isha
ti thonjtë e heshtjes i paske ngrënë
shijshëm,
a shijen time kishte heshtja?
veç ti e di…

ObserverKult


Lexo edhe:

“DERA” E NDRIÇIM ADEMAJ RIBOTOHET SËRISH

Vëllimi me poezi “Dera” është në botimin e tij të tretë tashmë. I botuar për
herë të parë më 2011, i rikthehet sot lexuesve pas shumë e shumë kërkesash
për ta pasur sërish në duar.
Në këtë ribotim, poezitë nuk janë redaktuar, por janë risjellë besnikërisht si
në kohën e botimit të parë, duke përforcuar kësisoj pjekurinë artistike të
Ndriçim Ademajt.

Temat kryesore të poezisë së tij mbeten vetmia, dëshpërimi i njeriut modern
dhe mosgjetja e vetvetes as në tokën e lindjes, as në atë të huajën, dashuria,
si burim gëzimi por edhe dhembjeje, humbja, malli, edhe për ngjarje të
pandodhura kurrë etj.
Lexuesi do të gjejë vetveten sërish në këto vargje dhe do t’i bëjë të vetat.

Autori

Ndriçim Ademaj ka lindur në Prizren. Ai është autor i tri vëllimeve me
poezi: “Kërkoj diellin” (2008), “Dera” (2011) “Këngë nga rruga e
farkëtarëve” (2015); romanit “Pa heronj, pa bujë” (2017). “Dera” (vjen në ribotim më 2021)

SA PAK DASHNI, SHI…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për ne, Shi…
M’ke thanë se kangët duhet me i këndu
të dehuna
ashtu qysh kanë dalë buzësh të dridhuna,
m’ke thanë se njerëzit duhet me i dashtë
ashtu t’flliqtë
qysh janë shkërrye shtretënve të huej
po, m’ke thanë: “edhe un’ kam qenë kurvar si ti”
e ke harru se kurvënia ma e madhe asht’

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult