Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi pamje nga nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri, që nxjerr më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.
“Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, tha Rama.
LEXO EDHE: KALAJA E BASHTOVËS, E VETMJA KËSHTJELLË E NDËRTUAR NË NJË FUSHË NË SHQIPËRI
Kalaja e Beratit është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.
Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri. Që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit.
Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./ATSH