Si ishte dikur/ Ndryshimet në sheshin “Skënderbej” gjatë 30 viteve

Sheshi Skënderbej - Tiranë

Sheshi Skënderbej është një shesh në qendër të Tiranës dhe është me afërsisht 40 000 m², sheshi më i madh i Shqipërisë.

Këtë emër e ka marrë në vitin 1968, kur në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut mbi kalë duke zëvendësuar shtatoren e Josif Stalinit. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.

Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

Historia e sheshit ka filluar në vitin 1917, mbi 100 vite më parë, kur u ndërtua parlamenti i parë në Tiranë, godina ku ndodhet aktualisht Teatri i Kukullave. Më pas në kohën e Mbretit Zog, në këtë zonë u ndërtuan ministritë e para me arkitekturën e stilit Italian.

Kulla e Sahatit, Tiranë

Monumenti i Skënderbeut është vendosur në vitin 1968 gjatë periudhës së regjimit diktatorial. Monumenti ishte vepër e Odhise Paskalit dhe ekipit të tij. Pas vendosjes së monumentit, sheshi u restaurua dhe në mes u vendos një shatërvan.

Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

Në kohën e regjimit diktatorial u ndërtuan gjithashtu: Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Hotel Tirana International, të cilat mund të quhen pjesë e çmuar e historisë sonë. Forma e dikurshme sheshit të asaj kohe njerëzit e kujtojnë me nostalgji dhe ata që kanë jetuar në atë kohë kanë qenë gjithmonë fanatik për ndryshimin e sheshit. Por diktatori Enver Hoxha vendosi monumentin e tij në shesh, monumenti i cili që u hoq nga studentët që protestuan në 20 Shkurt të vitit 1991.

Pallati i Operas dhe Baletit, Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

2008 Edi Rama, kryeministri aktual i vendit, në atë kohë kryetari i Bashkisë Tiranë solli idenë e sheshit të inaguruar së fundmi. Ai filloi të zbatonte planin e tij, por për shkak të konfliktit me Partinë Demokratike, e cila kishte pushtetin e qeverisë në atë kohë, ai s’mundi të merrte fonde të mjaftueshme për ta përfunduar sheshin. Sheshi mbeti i shkatërruar dhe pa asnjë funksion, deri në momentin kur në krye të bashkisë erdhi Lulzim Basha dhe ai e rregulloi disi më tepër për ta kthyer në funksion sheshin. Një shesh i ri, me një formë të çuditshme. Nuk ishte pedonale, por një rrethrrotullim, ku trafiku i madh nuk i lejonte njerëzit dhe turistët të shijonin sheshin. Njerëzit nuk qendron shumë në këtë shesh, në fakt, nuk ishte as shesh. Të gjitha koncertet apo mitingjet politike kohët e fundit zhvillloheshin të gjitha te sheshi Nënë Tereza.

Sheshi SKËNDERBEJ

Sheshi i ri

Çfarë kemi tani? Një pedonale gjigande për këmbësorët, sipas kryetarit të bashkisë, Z. Veliaj kjo është më e madhja në Ballkan. Ky është ndryshimi më pozitiv dhe me shumë vlerë e sheshit. Shqiptarët por edhe turistët e huaj tashmë mund të ecin rreth qendrës së qytetit qetësisht pa u shqetësuar nga zhurma e makinave, të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, Monumentin e Skëndebeut dhe Bankën Kombëtare. Mund të shplodhen në stola nën hijen e pemëve rreth sheshit. Elementet e reja të sheshit janë: thuajse 28 000 metra katror janë shtruar me pllaka nga të gjitha trevat e shqipërisë. Sheshi i shtruar me pllaka guri ka formën e një piramide te cekët, ku pika më e lartë ndodhet në mes me 1.80 metra lartësi. Ideja e kësaj është se: gjithesecili mund të qëndroj këtu dhe të ndihet i rëndësishëm, më i rëndësishëm se të tjerët. Pra, në mes të këtij sheshi janë qytetarët. Dhe të gjithë gurët që janë marrë nga të gjitha trevat shqiptare simbolizojnë bashkimin e të gjithë shqiptarëve.

Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

Sheshi ka më shumë se 100 shatërvane me ujë të ftohtë për ta mbajtur vendin të freskët gjatë verës. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare rrethojnë sheshin e shtruar me gurë, ndërsa pas këtyre ndërtesave janë mbjellur pemë të marra nga të gjitha territoret e Shqipërisë. Parqe të vogla, stola, lule, platforma për të bërë foto dhe një altar për martesa këto të gjitha ndodhen në shesh. 32 metra katror janë mbjellë me pemë të ndryshme aromatike dhe 90 000 metra katror është pedonale, ndërsa parkingu nëntokësor ka hapësirë për 300 makina.

Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

Edhe pse vazhdon të ketë debate për sheshin e ri midis partive politike dhe mbështetsve të tyre, qytetarët filluan ta shijojnë sheshin. Kanë mbetur disa elemente pa përfunduar, por që në dy ditët e para sheshi u mbush me qytetarë shqiptarë dhe turistë.

Sheshi ka për të qenë një nga atraksionet më të frekuentuara nga turistët. Tashmë u kthye në vendin për koncerte madhështore, që në dy netët e para të hapjes. Ajo që ne shpresojmë të shohim është mirëmbajtja e sheshit.

Sheshi SKËNDERBEJ, Tiranë

Ne duhet ta përdorim sheshin për gjëra të bukura, t’i japim gjallëri që të ketë dhe interes nga vizitorët e huaj. Është tashmë një fakt, që Tirana është kthyer në një nga destinacionet më interesante për turistët, këto vitet e fundit. Nuk mund të gjeni një kryeqytet si Tirana në Europë, me një histori kaq të komplikuar, arkitekturë të përzier ku mund të shijoni mikpritjen dhe dhe njerëzit modern. Ky është qyteti ynë Tirana: kryeqyteti shqiptar me një shesh modern që mbart krenarisht emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut./monitori.xyz

ObserverKult


Lexo edhe:

REPORTAZHI I PANJOHUR AMERIKAN: TIRANA, KRYEQYTETI MË I ERRËT NË BOTË