
Nga Ndue Dedaj
Kam qenë shumë herë në Theth dhe kam shkruar shpesh për të, ndaj kësaj here nuk kisha ndërmend të shkruaja, ngaqë nuk kisha diçka të re për të thënë, megjithëse Thethit kurrë nuk i shterrojnë fjalët, edhe atëherë kur sapo ka kaluar një traumë… fadromash.
“Diçka duhej bërë, por jo në ato përmasa, pasi jo pak njerëz kanë humbur investimin e jetës”, më thotë miku i viteve më parë Nikolla, i cili shkon e vjen nga Amerika. Ai thotë se shumë dekada më parë, 80 shtëpi të fshatit, u mblodhën te Kisha dhe në prani të fratit morën vendim mos e i shit tokë askujt që nuk asht vendali, pasi këtu ka pak tokë dhe nuk mundesh me shtue asnji pëllambë në gurishte. Ashtu, me dorën në ungjill, u ba beja dhe toka nuk u tjetërsue, deri në tranzicion…” Nënteksti është i qartë.
Por “ndodhitë” tona duket se na përkasin vetëm neve, kurse turistët e huaj vazhdojnë ritualin e tyre të pandërprerë, dhe pse është fundi i shtatorit. E tregojnë rezervimet në bujtina, ku nuk e ke të lehtë të gjesh vend të lire në fundjavë, rruga plot me makina në Qafë T’thore, gjer grupet e mëdha të turistëve, prej pesëdhjetë vetash njëherësh, në rrugën “Kol Idromeno” në Shkodër, në restorantet e Shirokës etj.
Turizmi fatmirësisht është realiteti ynë i ri.
ObserverKult









0bserverKult
———————————————
Lexo edhe:
SHUMICA GABOJNË: KUJDES, KËTO FJALË NUK SHKRUHEN ME -Ë FUNDORE






