Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do ta hapë ekspozitën me dorëshkrime dhe dokumente origjinale të veprimtarit, Adem Demaçi.
Në ekspozitë do të dominojnë materiale të Arkivit të periudhës së hetimeve, gjykimit dhe dënimit për aktivitetet kombëtare të Demaçit, materiale këto të paekspozuara më parë.
“Agjencia Shtetërore Arkivave të Kosovës, më datë 16.02.2024, në kuadër të programit shtetëror për shënimin e përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës, me një ekspozitë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sjellë para publikut dokumente origjinale, dorëshkrime dhe materiale tjera burimore të veprimtarisë politike atdhetare, kulturore, artistike të Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.
Adem Demaçi ka lindur më 26 shkurt 1936 dhe ka vdekur më 26 korrik 2018.
ObserverKult
Lexo edhe:
ADEM DEMAÇI: VIZITA E PAPRITUR E NËNËS SIME…
Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Adem Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Ai u rrit në rrethana tejet të varfëra, tipike për shqiptarët e asaj kohe. Pas okupimit italian më 1941, për herë, në plan të gjerë, në Kosovë u hapën edhe shkollat shqipe.
Më 1942, me këmbënguljen e nënës së vet dhe me dëshirën e flaktë të vetë Ademit, babai arriti ta regjistronte atë në shkollë, ndonëse për nga trupi ai dukej më i vogël se sa e kishte moshën. Në shkollë u tregua fort i zellshëm dhe i suksesshëm.
Krahas krijimtarisë letrare, ai ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult