Në 20-vjetorin e krijimit, Kori i Filarmonisë së Kosovës mban koncert të veçantë në Tiranë

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nesër do të mirëpresë në 20-vjetorin e krijimit Korin e Filarmonisë së Kosovës në Tiranë.

Kori i Filarmonisë së Kosovës, do të japë një koncert për artdashësit shqiptarë, koncert ky nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të njohur Rafet Rudi.

Në këtë koncert të veçantë do të merr pjesë edhe violinistja e njohur, Sihana Badivuku e cila do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi. Po ashtu një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Koncerti është bashkëpunim ndërinstitucional midis Filarmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky koncert do të mbahet nesër duke filluar nga ora 19:00 në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.

ObserverKult


erina çoku

Lexo edhe:

Ç’BAN? Ç’BAN TI N’ANDRRËN TIME?… POEZI NGA ERINA ÇOKU

DY LETRA PRANVERE ENDE T’GJALLA, nga Erina Çoku

I. I dashtun Ukë,

Ç’ban? Ç’ban ti n’andrrën time?
Me ty jam fjetë e hijeve më ke përndjekë.
A din? Në andërr. (I gjallë ishe, jo i vdekun.)
Gjithçkaje tu ju tutë, por ah, zgjimit çka m’i ba
se me ty, në besë t’andrrës, dhe pak isha ndenjtë.
Mesnata e solli t’dashtun ftyrë tanden
(të gjallë, jo të vdekun) për puthjet e mia
të buta, t’lagështa, t’amla disi
dhe ajo buzëqeshja jote orgazmike
futej syve t’mi si andërr.

Trupi im asht mbushë me kohë e pranverë
(mes andrrës e zgjandrrës)
nji mrekulli e Zotit kisha me thanë,
por koha e hapësira po krijojnë
një mistikë të re dashnie
tanden me mu, timen me ty,
(ty që je i gjallë, jo i vdekun).

Tash unë e di që ti don andrrën me ta ftillu,
por asht postieri i ngutun mbas dere
e pret letrën m’ia dorëzu,
sytë e tij janë zmadhu e zemra fort po i rreh.
I shkreti, ende beson se dashnia
asht e gjallë kësaj bote. Si unë.

Merre këtë letër, gjallë a vdekë.
Gjallë,
Unë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult