Në ASHAK mbahet tryeza shkencore “Krijimtaria letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, është mbajtur tryeza shkencore “Krijimtaria letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”.

Akademik Sabri Hamiti ka lexuar kumtesën Ali Aliu bashkëkohës”, një pjesë të së cilës po e japim këtu:

“Ali Aliu është bashkëkohësi ynë: gjithmonë “sot” e gjithmonë “këtu”, në vështrimin e një të tashmeje të përhershme; duke u mahitur me kohën si imagjinatë të njëtrajtshmërisë; duke lakuar hapësirën si qerthull të imagjinimit. Në këtë dramatikë të çrëndomtësimit ai është “dëshmitar” imagjinar dhe “pjesëmarrës” ëndërrimtar.

I bartur në anijen me vela, lëvizjet e tij tallen me hapësirën e vizituar si rreth që ka një pikë tërheqëse të largimit dhe të përafrimit. Sepse jemi në sojin e shtegtimit nga trupi te shpirti. Nëse nuk është deklaruar vetë Poeta, ai i gjason Poetit, kërkon të njësohet me të nëpërmjet trajtës së bukurisë e të urtisë së poezisë”.

“Na e ka andja që ligjërimin kritik të Ali Aliut, në kuadër të Bioletrës së tij, ta shohim si shkrim të jetës dhe jetë të shkrimit. Prandaj na përshkon një fije lumturie e gjallërimi, po sot në akademinë tonë si klasë të dijes, për të tallur kufijtë e jetesës dhe të mbijetesës në aventurën e leximit të poezisë: nga impresioni kah intencioni”, ka theksuar Hamiti.

ObserverKult


Lexo edhe:

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS PREZANTOI NË SHQIPËRI BOTIMET E SAJ

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës prezantoi në Tiranë botimet e saj. Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u shpalosën botimet e vitit 2022-2023 nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Pjesë e aktiviteti ishin akademikë si Mehmet Kraja, Justina Shiroka Pula, Rauf Dhomi dhe Sabri Hamiti të cilët prezantuan botimet e reja.

“Kemi një veprimtari botuese e cila përfshin kryesisht shkencat filologjike dhe shoqërore, kemi edhe disa botime në fushën e arteve”,-tha Mehmet Kraja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


sabri hamiti nanës

SABRI HAMITI: IBRAHIM RUGOVA

Se Hyji në tokë ka pamje Njeriu
Dhurata jote që veç dashuria
Kur pret stuhia e ngrin veriu
Si buka si uji ka shijen liria

Qiellit preke yje si lule në fushë
Pa e lënë fushën ta kafshojë malin
Kalove ylberin e vrarë në gushë
Po kur shtrëngata shalonte kalin

Ti mbolle drurin që i thonë jetë
Në kreshtën tënde me diellin kunorë
E barte dhembjen udhës përpjetë
Me lotin e vokët që shkrin dëborë.

2.
Po të më shihni një grumbull Hini
Kujtoni sa i madh ishte Zjarri
Secili mërdhezet e mos mërdhini
Kush në vrapim me dalë i pari.

Isha fort i butë me më thanë Hyjní
Një trup i gurtë përmbi bregore
Isha fort i qetë me më thanë Njerí
I gjallë për jetë në zemra njerëzore

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult