Ne biem në dashuri kur e projektojmë tjetrin ashtu siç duam vet!

Ne biem në dashuri
José Ortega y Gasset (9 maj 1883 – 18 tetor 1955)

“Ne biem në dashuri kur imagjinata jonë projekton një përsosmëri që nuk ekziston mbi një person tjetër. Një ditë, fantazia avullon dhe bashkë me të, edhe dashuria vdes.”

Filozofi dhe humanisti që ndikoi shumë në rilindjen kulturore dhe letrare të Spanjës në shekullin e 20-të, José Ortega y Gasset, propozon se filozofia duhet të kapërcejë kufizimet e idealizmit dhe realizmit antik-mesjetar për t’u fokusuar në realitetin e vetëm të vërtetë: “jeta ime”.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga José Ortega y Gasset:

José Ortega y Gasset

– Përmes moralit ndreqim gabimet e instinkteve tona; përmes dashurisë ndreqim gabimet e moralit tonë.

– Gjëja që vlen më së shumti tek njeriu është aftësia e tij për të qenë i pakënaqur.

– Para se të drejtosh të tjerët, duhet të jesh i zoti i vetes.

– Inati është rrjedha e një ndjenje inferioriteti.

– Natyra e njeriut që pëlqejmë zbulon konturet e zemrës sonë.

– Për ata që nuk ekzistojnë gjërat e vogla, as të mëdhatë nuk ju duke të mëdha.

– Metafora është, me gjasë, fuqia më pjellore që njeriu zotëron.

– Reflektimi është shumë i mundimshëm, ja përse shumë njerëz preferojnë të gjykojnë.

– Më thuaj çkafit i kushton vëmendje dhe unë do të të them se kush je.

– Jeta është një seri përplasjesh me të ardhmen; nuk është shuma e asaj që kemi qenë, por ajo që dëshirojmë të jemi.

– Të habitesh, të çuditesh, do të thotë të fillosh të kuptosh. Ky është sporti, luksi, i veçantë për njeriun intelektual. Gjesti karakteristik i fisit të tij konsiston në shikimin e botës me sy të çuditur. Çdo gjë në botë është e çuditshme dhe e mrekullueshme për sytë e hapur.

– Nuk ka dyshim; edhe një refuzim mund të jetë hija e një përkëdheljeje

-Në zgjedhjen e tyre, si burri ashtu edhe gruaja, zbulojnë natyrën e tyre thelbësore.

José Ortega y Gasset e shihte jetën individuale si realitet themelor: arsyeja, si funksion i jetës, zëvendësohet me arsyen absolute dhe me të vërtetën absolute. Ai zëvendësoi perspektivën e çdo individi – “Unë jam unë dhe rrethanat e mia”.

Nga veprat e tij, më të njohurat janë España invertebrada (1922; Spanja jovertebrore) dhe La rebelión de las masas (1929; Revolta e masave), në të cilat ai e karakterizoi shoqërinë e shekullit të 20-të si të dominuar nga masa individësh mediokër dhe të padallueshëm, me çrast propozonte që udhëheqjen shoqërore, t’ia dorëzonte pakicave të njerëzve të kultivuar dhe intelektualisht të pavarur.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ERICH FROMM: NDRYSHIMI MES DASHURISË SË PJEKUR DHE TË PA PJEKUR…