Gruan që ka bërë dashuri me ju e quani të përdalë/ Kërkoni nga çdo grua të jetë nëna juaj…

Oriana Fallaci

Nga: Oriana Fallaci

Çdo përgjegjësi i takon gruas, çdo vuajtje, çdo fyerje.

Kurvë, e quani nëse ka bërë dashuri me ju. Fjala kurvë nuk ekziston në fjalor: përdorimi i saj është një gabim gjuhësor.

Ju na keni imponuar fjalët, urdhrat, abuzimet tuaja për mijëvjeçarë. Për mijëvjeçarë na imponuat heshtjen dhe na dhuruat rolin e nënave. Në çdo grua ju kërkoni një nënë. Kërkoni nga çdo grua të jetë nëna juaj: edhe nëse ajo është vajza juaj.

Thoni se nuk i kemi muskujt tuaj dhe pastaj shfrytëzoni mundin tonë për t’i bërë këpucët tuaja të shkëlqejnë.

Thoni se ne nuk e kemi trurin e juaj e më pas shfrytëzoni inteligjencën tonë për të menaxhuar rrogën tuaj.
Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë, për t’u ushqyer, pastruar, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar, mbrojtur në dobësitë dhe në dembelizmin tuaj.

Unë ju përbuz. Dhe e përbuz veten që nuk bëj dot pa ju, që nuk bërtas më shpesh e më fortë: jemi lodhur duke qenë nëna.
Jemi lodhur nga kjo fjalë që e keni shenjtëruar për interesin dhe egoizmin tuaj.

Nga italishtja: Ilire Zajmi

ObserverKult


Lexo edhe:

ORIANA FALLACI: ASGJË S’TË LËNDON, TRISHTON A DHEMB MË SHUMË SE SA ZHGËNJIMI…

Asgjë s’të lëndon, trishton a dhemb më shumë se sa zhgënjimi, sepse zhgënjimi është një dhimbje që rrjedh gjithmonë nga një shpresë e shkuar, një humbje që lind gjithmonë nga tradhtimi i besimit apo ndryshimi i qëndrimit të dikujt apo diçkaje tek e cila beson.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:


DASHURI E VULOSUR NGA MALLI: TË KAM SHPIRT E NUK TË SHOH. A JE GJALLË?