reklamë

Në dashuri përvoja nuk vlen asgjë, sepse po të vlente sadopak, askush nuk do të dashuronte sërish

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Henri de Régnier:

Pasuria të jep atë që të tjerëve u ngjan si lumturi.

Dashuria e plotë bashkon besnikërinë e dëshirës me kohëzgjatjen e ndjenjës.

Miqësia krijon idenë e jetëgjatësisë, dashuria atë të përjetësisë, ndërsa egoizmi i mbijeton si njërës si tjetrës.

Dashuria është e përjetshme, për aq sa zgjat.

Në dashuri përvoja nuk vlen asgjë, sepse po të vlente sadopak, askush nuk do të dashuronte sërish.

Gjëja më e vështirë është të kuptosh arsyen pse e ke dashur një grua që nuk e do më.

ObserverKult

LEXO EDHE: Henrik Ibsen: Njeriu më i fortë i botës është ai që rri vetëm