Teatri shqiptar Kumanovë është pjesë e konkurrimit në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On që po zhvillohet këto ditë online në rrjetet sociale të Teatrit Kombëtar.
Shfaqja sjell tre burra që gjejnë veten në një ‘varkë’ në mes të detit. E rëndësishme është të kesh diçka për të ngrënë në det, nuk vjen në pyetje se çfarë… por kë? Dikush duhet të sakrifikohet dhe të tre luftojnë për të gjetur një mënyrë “humane” përmes së cilës do të vendosin për personin e duhur. Vepra e Sllavomir Mrozhek shqyrton veçoritë e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe zbulon absurditetin e njerëzimit brenda sistemeve politiko-juridike me të cilat ne përballemi.
Kasti dhe komponentët e tjerë që bëjnë të mundur këtë produksion të suksesshëm janë autor: Sllavomir Mrozhek, Regjia: Qëndrim Rijani, Skenografia dhe kostumet: Ardian Kadriu, Kompozitor: Fatos Lumani, As/regjia: Ibrahim Deari, Shqiperoi: Doruntina Basha, Organizator Jakup Jakupi, Mjeshtër i zërimit: Oliver Ilievski, Mjeshtër i ndriçimit: Zvonimir Micevski
Në këtë vepër interpretuan aktorët Qazmedin Nuredini, Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi.
Kjo shfaqje për shkak të skenave të forta që ka pjesë përbërëse, nuk rekomandohet që të shihet nga moshat e reja deri në 16 vjeç.
Megjithëse janë shfaqur ditë më përpara, të gjitha produksionet të cilat kanë qenë pjesë e këtij kompeticioni, mund të gjenden për t’u parë sërish në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook./ATSH
LEXO EDHE: FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I TEATRIT “MOISIU ON” VIJON SHFAQJET