Vdiq shkrimtari i njohur amerikan, Larry McMurtry

Ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur, Larry McMurtry.

McMurtry ishte shkrimtar i njohur në Amerikë dhe fitues i një “Pulitzer” për romanin e njohur “Lonesome Dove”. Dhe një Oscar me Diana Ossana për skenarin e “The Secrets of Brokeback Mountain” nga Ang Lee.

Novelisti fitoi një “Bafta” dhe “Golden Globe” për “Brokeback Mountain”. Shumë filma të suksesshëm janë bazuar te disa nga romanet e tij të njohur.

Duke përfshirë “Horseman, Pass By”, “The Last Picture Show” dhe “Terms of Endearment”./dritare.net

LEXO EDHE: Vdiq shkrimtari i njohur, John Le Carre

Vdés novelisti dhe skenaristi i njohur amerikan Larry McMurtry