Në Ditën Botërore të Teatrit, shfaqja “Masë për Masë” vjen në Prizren

Për nder të Ditës Botërore të Teatrit, në Prizren vjen shfaqja “Masë për Masë” nga William Shakespeare me regji të Altin Bashës, më 27 mars nga ora 20:00.

Pas sukseseve në Gjakovë, Tiranë dhe Vlorë, kjo vepër e fuqishme e dramaturgjisë botërore do të magjepsë publikun prizrenas me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh:

Xhevdet Doda, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edona Sopaj, Edonis Kastrati, Rifat Smani, Alban Çela, Alban Krasniqi, Vlora Dervishi, Butrint Lumi, Valmira Hoti, Altina Kusari, Edi Gjakova.

Bashkëprodhim mes Teatrit “Hadi Shehu” Gjakovë dhe Teatrit “Bekim Fehmiu” Prizren, me producentë Albulena Bokshi & Burim Mustafa dhe një ekip krijues të jashtëzakonshëm:

Udhëheqës artistik: Fatos Berisha
Skenografi: Petrit Bakalli
Kostumografe: Ilirjanë Loxha Basha
Kompozitor: Memli Kelmendi
Koreograf: Robert Nuha
Dramaturgjia e përshtatur: Altin Basha
Përkthyes: Vedat Kokona
Inspicient: Arben Lleshi
Grim: Canan Cibo
Mjeshtër ndriçimi: Qëndrim Ruka

ObserverKult


Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: FISHTA – NDËRGJEGJJA E KOMBIT