Në ekspozitën “Kaleidoscope” shfaqen vepra të 9 artistëve të rinj, produkt i historive personale

Organizata “Artpolis” dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përgjatë një jave kanë prezantuar ekspozitën “Kaleidoscope”.

Në këtë ekspozitë u shfaqën veprat e 9 artistëve të rinj të cilat janë produkt i historive dhe tregimeve personale të mbivendosura dhe ndonjëherë konfliktuale të artistëve që jetojnë në dy kontekste të ndryshme, por të ndërlidhura.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas një njoftimi në rrjetet sociale tha se është një bashkëpunim jo vetëm në nivel institucional, por më e rëndësishmja mes njerëzve që me të gjitha kufizimet, frikën dhe paragjykimet e mundshme morën pjesë në një dialog.

Ndryshe, në ekspozitën në Prishtinë, prezente ishte deputetja Arjeta Fejza, këshilltarja politike e ministrit Çeku, Rozafa Imami, përfaqësues të organizatave, artistë dhe artdashës.

ObserverKult


Lexo edhe:

RRETH EKSPOZITËS “ARMISTICE” NË OPEN ART GALLERY E HAPUR NË PRISHTINË

Artistët: Ardian Isufi, Ardian Pepa, Arbnor Karaliti, Alkan Nallbani, Alkida Boshnjaku, Armand Habazaj, Artan Balaj, Berina Kokona, Burim Myftiu, Burhan Ahmeti, Driton Hajredini, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Fatmir Juka, Florian Haxhihyseni, Mervan Mustafa, Osman Demiri, Zake Prelvukaj – Kuruar nga Elton Koritari. Galeria OPEN ART është themeluar nga piktori Naim Spahiu.

Nga Burim Myftiu

Koncepti: “Nëpërmjet një dialogu të gjatë dhe një procesi bashkëpunues, si një ‘Tregti Artistike’, ky projekt synon të thyjë pengesat dhe të promovojë një ndjenjë bashkëpunimi mes artistëve. Galeria shndërrohet në një hapësirë ku artistë nga sfondet, zhanret, dhe perspektivat e ndryshme shkrihen në një fluks organik të ideve dhe veprave që bashkohen në përpjekje për të nxitur unitetin dhe mirkuptimin – në një kohë kur këto dy fjalë duket gjithnjë e më larg në jetën reale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


lulëzim haziri

BUQETË NOKTURNOSH NGA LULZIM HAZIRI: RIBËHEM ÇDO DITË NGA NJË PIKË DRITE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Lulzim Haziri

Nokturn 1

e hëna si një titan tërhjek diellin mbi mal
duket e lodhur kotësish që hëna i fal
një fije drite ia vjedh, nga trupi ia nduk
drejt dritares ma gjuan të bërë shuk

është fija që bëri dallimin,
ditët që i emëroi pas krijimit
(para urdhërit – Bëhu!)
fije e mëndafshit e dalë nga vemja
para se koha ta bëjë flutur

ribëhem çdo ditë nga një pikë drite
e renditur si vesë në rrjetë marimange
e kap, e fus në sy si me pikatore
tjetri hapet me pika tjera të kësaj bote
me emra ndryshe nga ditët pas urdhërit
floku saj, zverku, aroma, koha…
të gjitha trajtat e pasqyrimit të dritës mbi ne.

ObserverKult