Në Galerinë e Arteve në Ferizaj u hap ekspozita me 74 piktura të krijuara gjatë 5 muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me nevoja të veçanta. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Postimi i plotë i MKRS-së
Galeria e Arteve në Ferizaj mbrëmë u gjallërua me ngjyra dhe figura imagjinative të 74 pikturave të krijuara gjatë 5 muajve të fundit nga fëmijët me sindromën Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara, nën udhëheqjen e artistes Pranvera Sylejmani.
Hapja e ekspozitës u bë edhe me e veçantë pas performancës në piano të dy fëmijëve, Leart Gashi dhe Eloida Alija.
“Art Terapi: Krijime të shëndetshme dhe njohje me trashëgiminë kulturore në vendin tonë” është një nga projektet përfituese të mbështetjes financiare përmes thirrjeve publike të MKRS-së.
Përmes iniciativave të tilla nxisim gjithëpërfshirje, pjesëmarrje aktive të të rinjve në jetën kulturore me theks te fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRIA E KULTURËS NDAU ÇMIMET VJETORE PËR LETËRSI
Sot, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022. Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU