Në ferr apo parajsë, ku të dërgon dashuria? ja çfarë thonë proverbat…

thenie per dashurine ferr apo parajsë

Kemi lexuar aq shumë thënie për dashurinë e prap na mbushet mendja se nuk dimë gjë për të. Dikush thotë se të dërgon në ferr e dikush në parajsë.

Disa mendojnë se ka dashuri të pastër. të vërtetë, të sinqertë e disa e mohojnë tërësisht.

E konsiderojnë si trillim, si shpikje e trurit, e mendjes sonë për ta mbytur vetminë.

ObserverKult ju sjell disa thënie që ju bëjnë të shetisni sa nga njëra anë në tjetrën të qasjes ndaj dashurisë:

Dashuria që nuk mund ta kemi është ajo që zgjat më së shumti, dhemb më së thelli, por ndihet më së forti./ Shekspiri

Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. /G.W.von Leibnitz

Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”/ Bertrand Russell

Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë./ Friedrich Nietzsche

Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe është tragjedia kur dashuria të përfundojë./ Nicholas Sparks


Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku./ Coelho

Miqësia përfundon shpesh në dashuri, por e kundërta nuk ndodh kurrë./ Charles Caleb Colton

Dashuria e vërtetë bazohet mbi respektin. /George Villiers

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes./ Herman Hesse

Gjeje atë që e do dhe lëre të të vras./ Charles Bukowski

Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë. /Sandi

Kush është i urtë në dashuri, dashuron shumë, flet pak./ Alfred Lord Tennyson.

Përgatiti: U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

ËSHTË MË MIRË TË KESH DASHUR DHE TA KESH HUMBUR DASHURINË SE TË MOS KESH DASHUR KURRË ASKËND…