Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë për herë të parë për publikun kosovarë shfaqjen “Arrthyesi”.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa ndër të tjera tha se në Prishtinë, për herë të parë, do të vihet në skenë shfaqja e njohur botërisht “Arrthyesi”, një perlë kjo e baletit klasik.
Tashmë, Baleti Kombëtar ka nisur punën, gjegjësisht fazën e parë për këtë projekt mjaft ambicioz me koreograf, primabalerinin shqiptar me renome ndërkombëtare, Ilir Kerni.
Duhet theksuar se kjo shfaqje do të jetë rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, që do të përcjellë çdo moment të kësaj vepre me tingujt e saj.
Ndryshe, shfaqja “Arrthyesi” do të shfaqet për publikun në fund të këtij viti./ObserverKult
Lexo edhe:
BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS ME SHFAQJE NË AUSTRI E AMERIKË
Baleti Kombëtar i Kosovës çdo ditë e më shumë po avancohet dhe synim kryesor mbeten skenat e mëdha botërore.
Por këtë vit për herë të parë balerinë nga Baleti i Kosovës do të udhëtojë në New York, ku do të prezantohet me shfaqjen “Migrimi”.
Përveç kësaj shfaqjeje, është paraparë që të performojë edhe në Austri me shfaqjen “Correr o Fado”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NAZIM HIKMET: LETËR GRUAS
Poezi nga Nazim Hikmet
E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
“Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë”
më thua.
“Sikur të të varin,
sikur të të humb”,
thua,
“s’jetoj dot”!
Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult