Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita “Shtegtime” e Valbona Zherkës

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës me datë 28 shkurt do të hapet ekspozita personale e Valbona Zherkës, e kuruar na Vesa Sahatçiu me titull “Shtegtime”.

Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi për media nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).  

Ekspozita “Shtegtime” paraqet një eksplorim të zhvillimit të saj stilistik ndër vite, duke u fokusuar posaçërisht në punën e saj si një proces; një praktikë që në shumë mënyra përcakton veprën e saj (si pikturë ashtu edhe tapiceri), dhe e bën këtë vepër meditative dhe ritualistike.

Kjo ekspozita është pjesë e programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Përndryshe, kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË GALERINË KOMBËTARE TË KOSOVËS PROMOVOHET KATALOGU I EKSPOZITËS “DITA NATË, NATA VJET” 

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka njoftuar se të enjten do të bëhet promovimi i katalogut të ekspozitës “Dita Natë, Nata Vjet” të kolektivit HAVEIT, kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Promovimi i katalogut do të mbahet të enjten, pra me 15 shkurt nga ora 12:00.

Kjo ngjarja do të jetë e hapur për të gjithë!

Ekspozita “Dita Natë, Nata Vjet” si qasje konceptuale synon të hulumtojë më thellë natyrën e njeriut në kohë dhe në hapësirë të caktuar.

Fillimisht e frymëzuar nga e kaluara e afërt e cila ruan kujtime të fuqishme të cilat në narrativën vizuale marrin një formë gjuhe univerzale, duke u nisur nga tregime personale, ideja bazë e këtij instalacioni përqendrohet në trajtimin artistik të gjendjeve të caktuara fizike të trupit, konkretisht momentet e gjumit dhe aspektin e tij psikologjik, akoma të panjohur plotësisht, ëndërrimin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


rrno buzët e tua poezi nga ndriçim ademaj

NDRIÇIM ADEMAJ: SA PAK DASHNI…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…
M’ke thanë se kangët duhet me i këndu
ashtu të dehuna,
ashtu qysh kanë dalë buzësh të dridhuna
m’ke thanë se njerëzit duhet me i dashtë
ashtu t’flliqt,
qysh janë shkrrye shtretënve të huej
po, m’ke thanë : “edhe un’ kam qenë kurvar si ti”
e ke harru se kurvnia ma e madhe asht’
me e harru vetin…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…

ata që s’dijnë me u lagë n’ shi
e mandej me u kthy n’prehën t’djemve,
burrave e vëllezërve,
që i kanë harru për ta edhe lotët e fundit,
sëmundjet, buzëqeshjet e rralla,
edhe poezitë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult