Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, konkretisht në katin përdhesë sonte duke filluar nga ora 19:00 hapet ekspozita personale e artistit Dardan Zhegrova. Kjo ekspozitë titullohet “Brand New Ancients” dhe është kuruar nga Cathrin Mayer.
Ekspozita e artistit Zhegrova, ndahet në katër kapituj. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në këtë ekspozitë shpaloset puna e Zhegrovës që dikur ka punuar si gazetar e më pas si artist autodidakt.
Po ashtu në këtë ekspozitë vlen të theksohet se autori eksploron tema të fëmijërisë duke përdorur instalacione tekstilesh, tingujsh e skulpturash që krijojnë skenografi dinamike teatrale.
Ndryshe, kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 4 janar të vitit 2024.
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: BURHAN AHMETI, PIKTOR DHE GRAFIST (FOTO)
Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin dhe grafistin Burhan Ahmeti.
Burhan Ahmeti lindi më 18 gusht 1978 në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në vendlindje.
Punon si profesor i artit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup te Fakulteti Pedagogjik “Shën Kliment Ohridski” .
Ai është bashkautor i dy librave shkollorë “Arti figurativ 9” dhe “Art figurativ 12” në Kosovë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult