Në Galerinë Qahili sot hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara”

Sot në Galerinë Qahili hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara” të Monika Kropshofer.

Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut ku fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.

Arkitektura dhe elementët e saj si fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer.

Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.

Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 12 tetor 2019.