Në Itali mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Ballkanik

Foto ilustrim

Në Itali, për të dytin vit radhazi, shoqata “Occhio Blu Anna Cenerini Bova”, sjell në Romë, Festivalin e Filmit Ballkanik (Casa del Cinema 6-10 tetor). I cili kthehet për të shfaqur më të mirën e kinemasë Ballkanike me shfaqje ekskluzive. Takime me regjisorë me famë ndërkombëtare dhe njohuri mbi çështjet më aktuale.

Objektivi: të ofrojë, nëpërmjet kinemasë, një mundësi vjetore për reflektim. Diskutim, njohje të shoqërisë ballkanike dhe stimulim të bashkëprodhimeve italo-ballkanike.

I ftuar special do të jetë regjisori maqedonas Milcho Manchevski, i cili do të hapë Festivalin të mërkurën më 6 tetor në orën 19:30. Me një takim me publikun e intervistuar nga regjisori shqiptar Roland Sejko.

Në katër ditët e festivalit publiku ka mundësinë të ndjekë disa nga filmat më të mirë të Kosovës, Sllovenisë. Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bullgarisë si dhe bashkëpunime të ndryshme mes vendeve.

Në program një vend të veçantë e zë kinemaja e shqiptare.

Programin e plotë të festivalit mund ta lexoni këtu: Programi 

Në Itali mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Ballkanik

————————————————————————————————-

LEXO EDHE: Festivali i Filmave “BANFF”, sërish në Prishtinë

BANFF Kosovo, festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen për të dytën herë në Prishtinë nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada. Me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë. Çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Edhe këtë vit, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme. Që do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 5 dhe 6 tetor në kinematë Cineplexx Prishtina.

“Si pjesë e këtij edicioni të BANFF Kosovo, sjellim udhëtime nga vende të largëta, sfida njerëzore në ekspedita të rralla. Tregime të sporteve ekstreme, adrenalinë dhe pafund energji. Në një eksperiencë të jashtëzakonshme kinematografike. Kjo përzgjedhje filmash për shfaqje në Prishtinë, ka për qëllim inspirimin dhe motivimin tonë për ta dashur. Dhe respektuar natyrën si dhe njëri-tjetrin, me shpresë që sfida që po e kalojmë tani me COVID-19 të jetë e fundit. Kurse rikthimi ynë në normalitet të paraqes mundësi fantastike për aventura të përbashkëta” – është shprehur Drejtori i BANFF Kosovo, Besnik Shala…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU