Kur Albert Ajnshtajni vdiq më 18 prill 1955, patologu në detyrë i spitalit Princeton, Thomas Harvey i kreu një ndërhyrje dhe i mori trurin. Harvey, duke vepruar pa lejen e familjes, dukej se mendonte se materia gri e trurit do të zbulonte anatominë e gjeniut.
Matematikani Brian D. Burrell, i “lodhur” nga studentët e tij që ankohen se nuk janë “Ajnshtajnë”, shkroi vite më pas për traditën e ekzaminimit të trurit të intelektualëve në kërkimin e inteligjencës.
Ajnshtajni donte që pas vdekjes, trupi i tij të digjej, por Harvey e mbajti trurin dhe nuk pranoi ta dorëzonte në spital. Mostrat e indeve nuk konsiderohen pronë e patologut që merr pjesë në procedurën e heqjes. Por, sidoqoftë Harvey mori leje nga djali i Ajnshtajnit për ta përdorur materialin për qëllime shkencore.
Një pjesë e trurit u ruajt në një kavanoz dhe pjesa tjetër u shpërnda në laboratorin e patologjisë të Universitetit të Pensilvanisë.
Nën udhëzimet e rrepta të Harvey-t, ndërsa përdorte praktikat më të mira në atë kohë për përgatitjen e indeve neurologjike, Marta Keller kaloi tetë muaj duke disektuar pjesë të ndryshme të trurit të gjeniut.
Harvey u dërgoi pjesë nga ky material shkencëtarëve të tjerë, por ata nuk gjetën asgjë të rëndësishme. Ai u hoq nga roli i tij në Spitalin Princeton në vitin 1960 dhe mori me vete atë që kishte mbetur nga truri ndërsa po largohej nga mjekësia.
I karakterizuar nga Burrell si “i çuditshëm, por skrupuloz”, Harvey ndonjëherë grumbullonte kavanozët e tij me materiale në një ftohës birre.
Askush nuk dukej veçanërisht i interesuar deri në lindjen e studimeve të trurit të Ajnshtajnit në mesin e viteve 1980, por që atëherë, ka pasur raporte periodike që pretendojnë të shpjegojnë Ajnshtajnin përmes asaj që mbetet nga truri i tij.
“Karakteristika të pazakonta në lobet parietale të fizikanit,” shkruhet në një raport të vitit 2009.
Burrell, vështirë se i vetëm, është skeptik ndaj asaj që ai i quan “studime të gabuara të trurit që kanë sjellë kolektivisht atë që një kritik e ka quajtur me keqardhje “neuromitologji gjeniale”.
“Një sërë raportesh mbi trurin e tij, secili duke theksuar një veçori të ndryshme anatomike si burimin e mundshëm të shkëlqimit të tij, kanë dalë, të gjitha në bujë të madhe mediatike,” shkruan Burrell.
“Asnjë nuk ka zbuluar një bazë të besueshme anatomike për aftësinë e tij.”
Harvey i ktheu pjesët e trurit institucionit pasardhës të Spitalit Princeton, Qendrës Mjekësore Universitare të Princeton.
Ndërkohë, Muzeu Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë në Silver Spring, MD, ka rreth 500 slide, plus fotografitë e kalibruara që Harvey shkrepi.
Një gjë ka mbetur në fakt, fotografitë e trurit të Harvey-t treguan se Ajnshtajni i famshëm me tru të madh… në fakt kishte një tru të vogël fizikisht.
Por disa njerëz me të vërtetë duan që truri i një gjeniu të jetë i ndryshëm nga i yni. Një nga të parët që u trajtua në këtë mënyrë ishte matematikani gjerman Carl Friedrich Gauss, i cili vdiq në 1855.
Anatomisti që mori trurin e Gausit përfundoi duke ekzaminuar 964 tru të tjerë, duke përfshirë atë të poetit Bryon dhe natyralistit Cuvier, si dhe punëtorë krahu. Problemi ishte se ky anatomist gjeti tipare të ngjashme te njerëzit nga të gjitha sferat e jetës.
“Me gjithë përpjekjet entuziaste gjatë dy shekujve të fundit për të dalluar anatominë e talentit apo gjeniut, shkencëtarët nuk janë shumë më afër gjetjes së tij tani sesa në vitet 1800”, vëren Burrell.
Ne nuk e dimë se kush, nëse dikush, ka lindur me një tru “matematikor” apo “ gjeni ”, përfundon Burrell, dhe kjo ndoshta nuk ka rëndësi.
“Pas arritjeve të mëdha të një Gausi apo një Ajnshtajni është në të gjitha rastet një jetë kushtuar meditimit, kuriozitetit, bashkëpunimit dhe, ndoshta mbi të gjitha, punës së palodhur.”/gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe: