Në këtë vend të Shqipërisë gjendet kulla e Mic Sokolit

Në kuadër të nismës “Njih trashëgiminë”, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, prezantoi një tjetër monument kulture me rëndësi të veçantë. Ajo është Kulla e Mic Sokolit, Monument Kulture, Kategoria l (e shpallur në vitin 1974).

Kulla e Mic Sokolit gjendet në fshatin Bujan të Tropojës.

Ndërtimi i saj daton në shek. XVIII. Është një banesë tradicionale trekatëshe prej guri, që përfaqëson arkitekturën e kullave të Malësisë së Gjakovës.

Kati përdhesë ka shërbyer si vend magazinimi dhe për mbajtjen e kafshëve, ndërsa katet e sipërme janë përdorur për banim.

Banesa ka një vlerë të madhe historike, për shkak se në kujtesen historike ajo lidhet me personalitetin e Mic Sokolit, një patriot i shquar dhe një udhëheqës gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

KULLA E SAHATIT NË KRUJË, NË RESTAURIM PËR TA SHPËTUAR NGA RREZIKU I RRËNIMIT

Kulla e Sahatit, në Kalanë e Krujës, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, së shpejti do të kthehet në identitet.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se po vijon puna për restaurimin e saj.

“Kulla simbolike e Krujës ishte ndër objektet më të dëmtuara nga tërmeti. Me durim po e restaurojmë, për ta shpëtuar nga rreziku i rrënimit”, shprehet Margariti.

Projekti pëpr restaurimin e kullës është realizuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB) dhe po zbatohet nga “Leon Construction”. Nën mbikëqyrjen e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.  Kjo ndërhyrje është mbështetur financiarisht nga “Prince Claus Fund for Culture and Development.Ndërhyrjet përforcuese do të ndahen në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult